Robert Lewandowski është vendosur përballë një situate mjaft të ndërlikuar në Barcelona. Ekipi katalanas e ka konsideruar si një pjesë mjaft të rëndësishme. Jo vetëm kaq po kontributi I tij në skuadër vazhdon të jetë duke u shndëruar kështu në një pjesë mjaft të rëndësishme. Lojtari shihet si një ndër lojtarët që ka ndikim në ekip, por mesa duket nuk është vendosur në pozitën e duhur.
Kontrata e tij e cila përfundon në këtë verë, ka sjellë më shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij. 38 vjecari ka mundur të sigurojë një dalje mjaft të mirë, por duket sikur nuk mjafton. Ekipi I cili kërkon të ndjekë një tjetër politikë e ka tepër të vështirë të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Kryesisht kontratat që janë në fund të tyre, skuadra I ka rinovuar në janar. Por, me Lewandowskin është duke ndodhur e kundërta. Mungesa e sigurisë e ka bërë dhe lojtarin të jetë I paqartë sa I përket të ardhmes së tij. polaku është shprehur se nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij pa u konfirmuar më herët se cili do të jetë hapi I skuadrës katalunase.
Zëra të ndryshëm janë duke theksuar se deri më tani Barcelona ka vendosur për të mos sjellë një rinovim të kontratës së tij. cka e ka vendosur në një pozitë skuadrën që të jetë në kërkim për një zvendësim të duhur të lojtarit. Sulmuesi mund të krijojë një boshllëk cka nuk shihet si hapi I duhur nga drejtues të skuadrës.



