Real Madrid ka vazhduar më tej duke lëshuar më tej pikë në La Liga. Këtë herë ishte pikërisht humbja e tyre me Celta Vigo cka e bën klubin mbretëor të evidentojë më tej formën aspak të mirë të tyre. Ekipi në krahun tjetër ja doli në formën më të mirë që të sigurojë kështu serinë e plotë të pikëve në Bernabeu pas më shumë se 19 vitesh.
Madrilenët lojën e nisën mjaft mirë por lehtësisht Bellingham dhe Guler nuk mundën të finaloizojnë, dhe pse ishte pikërisht një formë mjaft e mirë e tyre. Los Blancos gjatë pjesës së parë duket se ishin mjaft dominues me Mbappe në lojë dhe vinicius të cilët ishin mjaft larg konkretizimit.

Celta me një lojë mjaft të qetë dhe me një kundërsulm më pas mundi që të realizojë duke sjellë kështu dhe golin e parë. Rezultati u zhbllokua gjatë minutës së 54. Pikërisht një gol I cili nuk pritej nuk është se shërbeu në formën më të mirë për Real. Fran Garcia morri edhe një tjetër karton të dytë duke dalë kështu jashtë fushe dhe e bën ekipin e bardhë të luajë me dhjetë lojtarë.
Edhe pse me një lojtar më pak dhe në një disfatë në golat e shënuar, Real nuk ndaloi së kërkuari golin. Mbappe dhe Garcia të cilët ishin mjaft të pranishëm me golin e tyre por në pamundësi për të realizuar më tej. Carraeas po ashtu u ndëshkua me një karton të verdhë duke dalë jashtë loje me dy të tillë. Nën këtë epërsi prej dy lojtarësh, Celta e shfrytëzojë pozitën duke shënuar më tej dhe golin e dytë në minutat e fundit të sfidës.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.