Trabzonspori nën magjinë e Mucit shënon dy gola

Trabzonspori, nën magjinë e Mucit

Ylli Shqiptar Ernest Muci, ka mundur të ndikojë sërisht me dy golat e tij në ekipin turk. Pikërisht lojtari mund të sjellë një tjetër tre pikësh mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij duke shënuar në sfidën ndaj Goztepe. Ekipi I Trabzonspor mundi të sigurojë dy gola mjaft të rëndësishëm në këtë sfidë dhe të shndërohet kështu në një figurë kryesore në lojë.

Trabzonspor e siguroi fitoren e tij në këtë sfidë përmes një rezultati mjaft të ngushtë. 1-2 ishte rezultati I kësaj sfide me të dy golat që mbajnë firmën e Mucit. Ishte pikërisht minuta e 46 ku ai mundi të shënojë golin e parë në këtë sfidë. Falë zotësisë së tij mundi që të mposhtë portierin për të kaluar kështu ekipin në epërsi.

Trabzonspori, nën magjinë e Mucit
Trabzonspori, nën magjinë e Mucit

Më vonë mundi të vulosë fitoren përsëri përmes golit të tij në minutën e 76. Muci me formën e tij u shndërua kështu në një ndër lojtarët më të vlerësuar të kësaj sfide. Lojtari jo vetëm një kontribues me gola për skuadrën po ashtu dhe me një saktësi mjaft të lartë në pasime. 29 pasime të sakta nga 33 të tentuara e bëjnë lojtarin që të jetë përsëri një ndër figurat më të rëndësishme.

Muci me formën e tij kontriboi në tre pikë të rëndësisheme për ekipin duke e bërë të jetë ende në garë më kryesuesit e tabelës, me vetëm dy pikë më pak. Ndikimi që ai është duke sjellë në ekip ka bërë që të konsiderohet si një objektiv I përhershëm I tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.