Sion ka mundur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë gjigandëve zvicerianë të Young Boys. Vendasit mundën të siguronin lirisht tre pikë në shtëpi, falë ndikimit të golave të yjeve kosovarë. Në ndeshjen përfundimtare e cila doli me rezultatin 2-0. Donat Rrudhani I cili në aksionin e tij drejt portës mundi të sigurojë një penallti për shkak të ndërhyrjes së paregullt.
Nga pika e bardhë mundi të sigurojë një gol të rëndësishëm, cka e coi ekipin në epërsi. Minuta e 29 shërbeu për të kaluar në epërsi dhe për të sjellë kështu më shumë besim në ekip. U deshën vetëm 10 minuta nën euforinë e golit të parë që Rilind Nivokaz të mund të gjejë përsëri rrjetën, por rezultoi se ishte një gol I parregullt. U desh ndërhyrja e VAR për të cilësuar një gol të tillë.

Por, sulmuesi duket se nuk u dorrëzua dhe pse me një paregullsi në golin e parë. Ai mundi të realizojë kështu dhe golin e dytë në këtë sfidë. Sulmuesi mundi të realizojë pas një asistimi mjaft të saktë brenda zonës. Gjatë minutave shtesë në pjesën e parë ai u bë një kontribues mjaft I rëndësishëm.
Nivokaz bën të mundur kështu regjistrimin e golit të tij të tretë në Superligën e Zvicrës. Një tjetër yll I kosovës me një ndikim në këtë sfidë, ishte padyshim dhe Kreshnik Hajrizi. Lojtari nën rolin e tij në qendër të mbrojtjes ndihmoi ekipin që të ruante një portë të paprekur.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.