Kupa e Botës 2026 pritet të mbahet në tre shtete të ndryshe. Janë përzgjedhur për orgaznimin e saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Por, mesa duket ndryshimi I vetëm nuk do të jetë ky organizim nga tre pritës të ndryshëm. Ajo që pritet të ndryshojë është pikërisht dhe mënyra se si tifozët do të përjetojnë ngjarjen e rëndësishme sportive.
Përvec se në këtë edicion do të ketë dhe një numër shumë më të madh pjesëmarrësish. Duke qenë se janë 48 ekipet që do të marrin pjesë në këtë kompeticion. Finalja e këtij edicioni do të shoqërohet me një spektakël mjaft argëtues. Pikërisht një event I cili është frymëzuar dhe nga Super Bowl amerikan. FIFA ndër të tjera ka vendosur rregulla tepër strikte sa I përket dhe mardhënies që do të duhet të mbahen me mediat.

Fillimisht është vendosur si një masë e detyrueshme që të ketë intervista të përfshira për lojtarët dhe trajnerët gjatë ndeshjeve. Një tjetër risi e cila do e bëjë shumë më të afërt për ndjekësit emocionin që përjetojnë lojtarët në fushë. Është pikërisht një prej ndryshimeve I cili ka si qëllim që të afrojë më shumë lojtarët dhe trajnerët në një tjetër interaktivitet mediatik.
Është një mënyrë për të paralajmëruar nga organizatorët se do të jetë një garë jo vetëm për titull, por dhe për spektakël I cili është I garantuar. Qëllimi I të cilëve do të jetë për të bashkuar më tej sportin dhe argëtimin.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.