Edhe pse në moshën 39 vjecare, Sergio Ramos vazhdon të jetë një ndër figurat më të rëndësishme në futbolli europian. Legjenda spanjolle është duke vlerësuar me mjaft kujdes të gjitha hallkat e mundshme që do e lidhin me një rikthim të mundshëm në europë. Pas tij kanë shprehur interesin disa klube të njohura në europë që kërkojnë të përfitojnë shërbimin e tij.
Manchester United është një nga opsionet e mundshme, me një ofertë mjaft serioze e cila mund të vijë në këtë fund sezoni. Cka pritet të ofrojë më shumë stabilitet prej skuadrës duke ofruar kështu një tjetër përvojë për mbrojtësin me klas botëror.
Mesa duket që shërbimi në mbrojtje të jetë për anglezët, nuk ka për të qenë aspak I thjeshtë. Njëherësh në kërkim të tij janë vendosur po ashtu dhe dy ekipe italiane. Milan dhe Inter kërkojnë që të sigurojnë më tej nënshkrimin e lojtarit.

Ramos së fundmi ka bërë dhe ndarjen me ekipin meksikan. Monterrey skuadra ku ai luajti 17 ndeshje dhe bëri të mundur shënimin e dy golave. Një ndër figurat më të rëndësishme në mbrojtje sërisht vazhdojë të ngjallë interesin e klubeve të mëdha. Pikërisht stabiliteti që ai ofron dhe siguria në mbrojtje janë dy hallka që shërbejnë më tej për secilin ekip.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim prej lojtarit se ku pritet që të vendoset. Por, mendohet se do të jetë ekipi anglez që është I gatshëm për të ofruar një kontratë deri në fund të sezonit për të.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.