Mësohet rikthimi I Dani Olmo në Barcelona

Mësohet rikthimi I Dani Olmo në ekip

Barcelona është duke kaluar një periudhë jo të lehtë sa I përket lëndimeve të shpeshta që janë duke e prekur skuadrën. Në këtë sezon dhe gjatë javës së kaluar disa prej lojtarëve janë hasur me dëmtime të shumta. Dani Olmo është një prej tyre I cili pasi ishte duke marrë një formë pas disa ndeshjesh mjaft shqetësuese është detyruar të largohet nga fusha e lojës. Dëmtimi në shpatull gjatë sfidës së fundit në La Liga e vendosi atë jashtë fushe.

Mësohet rikthimi I Dani Olmo në ekip
Mësohet rikthimi I Dani Olmo në ekip

Dani Olmo do të qëndrojë për një periudhë jashtë fushe, e cila përllogaritet të jetë një muaj. Kjo e bën që ai të nisë një tjetër trajtim mjaft intensiv I cili do të nisë fill pas operacionit të tij. Spanjolli dukshëm do të humbasë një seri të madhe ndeshjesh gjatë kësaj periudhe duke  mos qenë në asnjë prej tyre gjatë këtij viti.

Barcelona do të presë për lojtarin gjatë ndeshjes së parë të tyre e cila do të zhvillohet në 2026. Pikërisht në derbin kundër Espanyol do të jetë dhe debutimi I parë I Olmo. Flick e ka parë Olmon si një pjesë mjaft të rëndësishëm në daljet e këtij sezoni duke e konsideruar si një opsion kryesor. Konkurenca në ekip është e madhe dhe një mungesë e tillë do të bëjë që lojtari të rikthehet dhe një herë në formën e duhur. Kjo do e vendosë në një tjetër pozitë për të bërë të mundur rifitimin e pozitës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.