Champions mbylli javën e gjashtë në fazën e grupeve, ndeshje të cilat u luajt dhe dëshmuan dhe një herë klubet e mëdha që kanë zënë kështu vendet e para. Arsenal vazhdon të jetë në krye të grupit, duke marrë një tjetër fitore mjaft të rëndësishme në daljen e tyre të fundit. Ekipi në sfidën përballë Clube Brugge mundi të sigurojë një fitore 3-0. Bayern Munich mundi të vazhdojë qëndrimin në vendin e dytë.
Bavarezët në fudën e tyre mundën të merrnin një fitore mjaft të rëndësishme duke mposhtur Sporting në shtëpi me rezultatin 3-1. PSG I cili në këtë sezon është duke luftuar për të mbrojtur titullin. Ekipi dhe pse me një barazim pa gola në sfidën e fundit përballë Athletic Bilbao mundi të ruajë pozitën si I treti në këtë listë.

Manchester City është vendosur në vendin e katërt duke qenë me të njejtat numër të barabartësh pikësh me atalantën e vendit të pestë. Ne këtë top tetëshe pas javës së gjashtë janë po ashtu dhe Inter I cili ka 12 pikë, Real Madrid me 12 pikë dhe Atletico Madrid me 12 pikë. Tetë ekipet e para do të kenë mundësi që të kualifikohen direct ne raundin e të 16 në Champions League.
Tashmë, do të jenë vendet e nëtë deri në 24 që do të luajnë në play off nga dy ndeshje për të përcaktuar më tej nëse do të jetë e mundur një kualifikim I mundshëm. Prej vendit të 25 deri në 36 skuadrat do të jenë të eleminuara.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.