Alonso I cili nën drejtimin e Real Madrid nuk ka mundur të shënojë një formë të duhur, është vendosur shpesh në presion sa I takon qëndrimit të tij në klub. Një tjetër humbje për të e cila konsiderohej si test I radhës ka bërë që të jetë në një pozitë jo tepër të favorshme. Dhe pse drejtues të klubit madrilen kanë sjellë një tjetër test përpara se të marrin vendim përfundimtar. Deri më tani mendohet se Kupa e Spanjës e cila do të zhvillohet gjatë janarit të jetë sfida e radhës për të.
Por, e gjithë kjo situatë ka sjellë po ashtu dhe mundësinë e një përfituesi të mundshëm për të pasur shërbimin e Alonso. Zhvillimi në Madrid nuk ka qenë si duhuet duke hasur në mjaft vështirësi të implementimit të teknikës së tij. Por, më herët ai ka treguar se është në gjendje të bëjë më të mirëm. Tekniku I cili ka një eksperiencë tashmë dhe I konfirmuar për formën e tij ka ngjallur interes për Liverpoolin.

Skuadra angleze është duke ndjekur me mjaft interes të gjithë situatën e krijuar në klubin madrilen, duke shpresuar se mund të bëjë të mundur një tjetër lëvizje të tij. Arne Slot nuk ka pasur aspak një formë të qëndrueshme cka mund të shndërojë kështu dhe një tjetër transferim të rëndësishëm. Edhe pse Alonso mund të shihet nga Real si I papërshtatshëm në këtë vazhdim, mund të jetë pikërisht Liverpool që është I gatshëm të sjellë një ofertë për të.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.