Dyshimet e Klopp, hidhen poshtë si zvendësues I Alonso

Dyshimet e Klopp, hidhen poshtë si zvendësues I Alonso

Real Madrid dhe pse besoi më tej për drejtimin e Alonso, ende nuk e ka ndërprerë kërkimin e saj për të sjellë në skuadër pikërisht një zvendësim të denjë. Xabi Alonso I cili u vendos gjatë kësaj verë në skuadër nuk ka mundur të garantojë një formë të qëndrueshme të skuadrës. Pikërisht nën një mungesë stabiliteti dhe humbje të përsëritura është shndëruar në I rrezikuar për të qenë më tej.

Klopp ishte një ndër emrat I cili ishte lakuar më së shumti për të marrë drejtimin e skuadrës mbretërore. Drejtuesit duket se kanë vendosur Zinedine Zidane në krye të listës për të qenë kështu zvendësuesi I mundshëm I Alonso. Pikërisht pritet të jetë Zidane zvendësuesi I duhur nëse Alonso do të jetë larg ekipit.

Dyshimet e Klopp, hidhen poshtë si zvendësues I Alonso
Dyshimet e Klopp, hidhen poshtë si zvendësues I Alonso

Zidane një drejtues teknik I cili ka një histori suksesi me ekipin madrilen. Vendosja e tij në krye të skuadrës ishte gjatë vitit 2021 duke qëndruar për dy sezone në krye të saj. Largimi I tij në atë periudhë u shoqërua po ashtu me një seri kritikash mbi drejtuesit të cilët nuk ishin mjaft mbështetës ndaj projektit të tij. Nën këtë drejtim ai mundi të shënojë historinë më tre tituj të La Ligave radhazi. Një arritje kjo e papërsëritshme në futbollin modern.

Zidane mund të ketë një rikthim të mundshëm në ekip nëse ka besimin e plotë të Perez. Kjo, dukshëm për shkak të ndryshimeve që ai kërkon të sjellë në ekip dhe projektit afatgjatë në këtë zhvillim. Pritet të jetë janari një periudhë testi për Alonso dhe të vendosë më tej për fatin e francezit.