Ronaldo shumë afër shifrës rekord të golave

Ronaldo shumë afër shifrës rekord të golave

Al Nassar kluafikohet për në cerkfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë, me një fitore 3-0 ndaj Esteghlailit në përballjen e dytë që patën në ndeshjet kualifikuese për cerekfinale.

Ishte ekipi I Arabisë Saudite I cili shënoi I pari dhe hapi lojën për të qenë më I sigurt në këtë kualifikim, në këtë hap Al Nassar është shumë më pranë mundësisë për një titull në këtë kompeticon. Duran ishte ai I cili hapi lojën me golin e tij në një sfidë e cila shërbeu si një test për të pas një transferimi të kripur prej Premier Ligës plot 77 milion euro. Me këtë gol Al Nassar shkon më e sigurt dhe ishte prezente gjatë gjithë lojës me një seri aksionesh.

Goli I radhës erdhi në minutën e 27, ishte Ronaldo I cili zbatoi në rregull një penallti ku I dha mundësinë e një avancimi dhe një vulosje të triumfit të kësaj sfide. Duran I cili hapi sfidën pati mundësi që dhe të mbyllte atë me një gol I cili erdhi në minutën e 84, me këtë fitore Al Nassar shkon më e sigurt dhe më e mundur për të qenë triumfuese e Ligës së Kampionëve Aziatikë.

Ronaldo shkon kështu drejt 927 golave me një insistim të vazhdueshëm prej tij të kapë shifrën e 1000 të tillëve, duke luajtur në këtë ligë ai ka pasur një angazhim më të pakët por ka mundur të shënojë gjatë gjithë angazhimit të tij plot 67 gola. Forma e tij është akoma e mirë për të besuar që në Al Nassar të mundë të arrijë një rekord historik prej 1000 golash të shënuar në të gjithë karrierën e tij futbollistike.