Inter përballë holandezëve, tre yje në stol

Inter përballë holandezëve, tre yje në stol

Inter do të presë në shtëpi Feyenoord, një përballje e cila është e vlefshme për fazën kualifikuese në cerekfinale të Champions Ligë.  Në hollandë Inter mundi që të shënojë dy herë duke siguruar kështu mundësinë e një hap më të sigurt drejt kualifikimit, Feyenoord përballë është në një sfidë tepër të vështirë duke qenë se është përballë presionit duke qenë se vjën në këtë fazë për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë.

Ndaj klubi interist ka vendosur që në këtë përballje të jetë shumë më I qetë duke provuar skema të ndryshme të Inzaghi. Mungesa në lojë sipas informacioneve paraprake që qarkullojnë në lidhje me këtë sfidë pritet të jenë ato të Martinez, Barrellan, Bastonin, mungesave e yjeve ka të bëjë për shkak të sigurisë që mendojnë italianët duke qenë në avantazhin e dy golave.

Në forume të ndryshme ata janë cilësuar si cerekfinalistët e parë duke qenë se kanë një sfidë pothuajse të sigurt përpara, ndaj dhe me mungesën e angazhimit të yjeve të ndryshëm ata pritet të jenë të sigurt për të vazhduar më tej në përballjen e cerekfinaleve. Po ashtu mungesat kanë sjellë dhe zvendësimet dhe pikërisht do të jenë Frattesi I cili do të zvendësohet me Barrellën, Bastoni I cili do të zvendësohet prej Tarem. Inter përcakton formacionin e kësaj loje e cila do të jetë një skemë 3-5-2 ku do të jenë pjesë e lojës: Sommer; Pavard, Acerbi, Bisseck; Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Taremi.

Një sfidë interesante pritet të jetë në shtëpi për interin duke qëndruar me një kërkesë të vetme kualifikim për në cerekfinale.