Real Madrid duket se përsëri është treguar e palëkundur nga ofertat e ndryshme të tregut ndërkombëtar. Ekipi mbretëor ka refuzuar kështu një ndër ofertat më të mëdha do njëherë në historinë e futbollit modern. Al Hilal I cili kërkonte të afronte në ekip një prej yjeve të Madrilenëve, nuk u tregua aspak I kyrsyer në ofertën e tyre. Ata sollën një shumë stratosferike për të përfituar shërbimin e Kylian Mbappe në ekipin e tyre.
Al Hilal duket se do të ishte mjaft tundues me një ofertë të tillë, por ishin drejtues të Real të cilët nuk patën asnjë dyshim për këtë afrim. Mesazhi I tyre në atë kohë ishte I menjëhershëm dhe aspak I negociueshëm. Largimi I lojtarit sipas tyre ishte I panegocueshëm dhe pavarësisht shumës që ishte propozuar nuk konsiderohej një shumë e tillë.

350 milion euro është një shifër e paprecedentë më herët. Një marveshje në këtë dimension do të vendoste kështu një tjetër standart për futbollin. Në këtë plan afrimi ata kishin si qëllim një kontratë katër vjecare për Mbappe dhe një pagë vjetore e cila mund të shkonte deri në 300 milion euro.
Nën këtë shifër afrimi I tij në klubin arab do të kalonte dhe fitimet që Cristiano Ronaldo ishte duke marrë duke u shndëruar si një ndër futbollistët më të paguar në botë. Diferenca e cila synohej prej kësaj lëvizje ishte tepër e madhe. Pavarësisht kësaj klubi Madrilen kishte qenë mjaft I qartë duke hedhur poshtë të gjitha këto cka synuan më tej mbajtjen e lojtarit në ekip.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.