Flick flet pas vdekjes së doktorit, ngushëllim i ekipit

Flick flet pas vdekjes së doktorit

Hansi Flick ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen tronditëse që pësoi klubi I katalanas. Barcelona do të duhet të ndeshet për fazën e ardhëshme të UEFA Champions League dhe tashmë do të duhet që të gjendet përballë Benfikës me të cilën janë dhe në një diferencë prej një goli. Rikthimi në fushën e lojës nuk pritet të jetë I lehtë duke qenë se janë ende të pikëlluar për humbjen e parakohëshme të doktorit të ekipit.

Në fundjavë Barcelona do të duhet të ndeshjej me Osasunën një përballje e vlefshme për La Liga, por ngajrja e kobshme e shtuhu këtë përballje, duke qenë se në dhomën e hotelit ku po qëndronte ekipi është gjendur pa shenja jete doktori I klubit katalanas.

Flick në daljen e tij e cilësoi këtë humbje si një pjesë të rëndësishme të ekipit ku I dedikoi suksesin e lojës edhe atij, cilësoi se ishte një hallkë e ekipit dhe humbja e tij do të ndihet për të gjithë.

Pavrësisht, pikëllimit katalanasit do të duhet të shkojnë në fushën e lojës me një qëllim për t’ia dalë në këtë përballjeve duke shkuar në fazën e cerekfinaleve. Një sukses gjysmë I gatshëm duke qenë se kanë shënuar në përballjen e tyre dhe janë në avatazh, njëherësh shtëpia për ta e cilësoi Flick se do të shërbejë si një mbroje. Nuk është e vetmja përballje e rëndësishme e kësaj jave pasi që do të duhet të shkojnë në fundjavë dhe në përballjen e ardhshme në La Liga me Atletiko Madrid. Flick u shpreh tepër optimist për formën e ekipit dhe e sheh si një hap të sigurt cerekfinalen.