Qëndërmbrojtësi I Barcelonës është duke luajtur kështu ndeshjen e tij të 100 me ekipin e parë. Pau Cubarsi është tashmë pjesë e rëndësishme të formacionit të Fick duke dhënë kontributin e tij të vazhdueshëm në skuadër. Ndeshja e tij e 100 u zhvillua në raundin e 1-16 në Kupën e Spanjës kundër Guadalajarës. Sfidë në të cilën Barcelona mundi të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 2-0.
Cubarsi I cili është 18 vjet e tetë muaj hyri në historinë e klubit duke u shndëruar kështu lojtari I cili arriti 100 ndeshje me daljen e tij në Barca. Nën këtë rekord mjaft të rëndësishëm ai është duke tejkaluar një rekord I cili është vendosur më herët. Vetëm Lamine Yamal ka mundur të jetë renditur sipër tij duke qenë se ndeshjen e tij të 100 e ka luajtur në moshën 17 vjec e nëntë muaj.

Cubarsi ka mundur të luajë 67 ndeshje në La Liga, 22 prej të cilave në Champions League, 9 në Kupën e Spanjës dhe 2 në Superkupë. 18 vjecari ka sjellë një formë mjaft të mirë dhe është bërë për herë të parë pjesë e skuadrës në janar të 2024. Në 100 ndeshje të luajtura ai ka shërbyer dhe me një gol duke sjellë kështu dhe pesë asiste. Nën këtë rritëm ai mund të shndërohet lirisht në një objektiv tepër të rëndësishëm për klubin dhe të shërbejë si një tjetër shtysë për zhvillimin e talentave të rrinj.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.