Sezoni 2025-2026 duket se ka nisur me një rritëm shumë më ndryshe. Kampionat kryesore europiane kanë vazhduar të sjellin një lojë mjaft të mirë dhe të mos mungojnë asnjëherë golat. Sulmuesit gjithnjë e më tepër janë duke trguar formën e tyre para portës. Deri më tani kanë mundur të spikasin një seri prej tyre duke shënuar dhe një seri golash të shënuar.
Harry Kane është duke kaluar një formë mjaft të mirë gjatë qëndrimit të tij në Bayern Munich. Lojtari anglez duket se është përshtatur në formën më të mirë dhe po sjell kështu vazhdimisht një tjetër qasje të tij. Me formë tepër të mirë dhe I qëndrueshëm në lojë, është shndëruar në një hallkë mjaft të rëndësishme për Bayern. Anglezi ka mundur të shënojë deri më tani 18 gola në 14 ndeshje të luajtura.

Në këtë renditje pas tij është vendosur dhe Erling Haaland, norvegjezi me Manchester City ka sjellë një tjetër formë mjaft të mirë. Janë 17 gola të regjistruar prej tij në 16 ndeshje duke shënuar një tjetër formë mjaft të mirë në sulmin anglez. Mbappe në krahun tjetër me rikthimin e tij në Madrid është bërë një ndër pikat më të rëndësishme atje. Lojtari ka sjellë kontributin e tij në fushën e lojës me 17 gola të regjistruar në 17 ndeshje. Lista vazhdon më tej me sulmues të tjerë.
- Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 18 gola në 14 ndeshje (1,087 minuta)
- Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 18 gola në 16 ndeshje (1,315 minuta)
- Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 17 gola në 16 ndeshje (1,377 minuta)
- Kylian Mbappe (26 vjeç / Real Madrid / Francë) – 17 gola në 17 ndeshje (1,488 minuta)
- Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) – 13 gola në 14 ndeshje (1,164 minuta)
- Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) – 12 gola në 14 ndeshje (1,148 minuta)
- Luis Suarez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 11 gola në 14 ndeshje (1,156 minuta)
- Mason Greenëood (24 vjeç / Olympique de Marseille / Angli) – 11 gola në 15 ndeshje (1,224 minuta)
- Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) – 11 gola në 15 ndeshje (1,304 minuta)
- Ferran Torres (25 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) – 11 gola në 16 ndeshje (1,023 minuta)




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.