Gjermani, Hansi Flick duket se ka bërë një dalje mjaft të mirë me ekipin katalunas. Ndaj dhe drejtuesit e Barcelonës janë shprehur mjaft të vendosur për të sjellë kështu një zgjatje të kontratës së tij. Edhe pse luhatje ka pasur në këtë drejtim ata janë të qartë se rruga drejt sukesit dhe fitoreve do të jetë nën drejtimin e gjermanit. Qëndrueshmëri është konsideruar si një pikë mjaft e favorshme mes stilit të tij agresiv në lojë.
Flick I cili dukshëm është vendosur duke kapërcyer të gjitha problemet e hershme tani e ka vendosur Barcën nën rrugën e duhur. Trajneri gjerman e frymëzoi më tej ekipin në vendosjen e një triplete në sezonin e shkuar. Në këtë mënyrë ai la emrin e tij në nivelet më të larta të historisë në klub.

Në fillim të këtij viti ai nënshkroi një zgjatje të qëndrimit të tij deri në 2027. Por, tashmë është Presidenti I klubit Joan Laporta I cili është tepër I vendosur për të sjellë në vazhdim një zgjatje të kësaj kontrate. Media të ndryshme gjermane janë duke sjellë se skuadra është duke e zgjatur qëndrimin e tij deri në 2028.
Klubi katalanas është duke planifikuar më tepër të mbështesë Flick me më shumë nënshkrime të verën e ardhshme. Janë pikërisht lëvizje që e sjellin skudrën shumë më të vendosur për të arritur objektivat e tyre. Flick ka mundur të krijojë një frymë mjaft bashkëpunuese në ekip duke e shndëruar në vazhdim këtë synim të tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.