Barcelona dukshëm është duke kërkuar që reparti I tyre mbrojtës të jetë në një tjetër formë. Ekipi I cili është ndeshur në këtë sezon me mungesa të papritura në këtë repart është I vendosur se prurjet e reja do të duhet të dedikohen në këtë zonë. Fillimisht, objektiv I tyre ka qenë Nico Schlotterbeck I cili angazhohet në Borussia Dortmund. Por, mesa duket nuk do të jetë I vetmi mbrojtës që ata janë duke pasur nën vështrim.
Pau Torrres I Aston Villës është një tjetër opsion për lojën e tyre. Ai shihet si një objektiv mjaft I rëndësishëm për të përforcuar më tej mbrojtjen. Vetë lojtari e ka konsideruar një opsion të tillë duke qenë I hapur për një mundësi rikthimi në La Liga nëse është Barcelona që e konkretizon këtë hap. Barcelona për shërbimin e tij ka qenë e interesuar dhe më herët në kohë kur ai ka luajtur për Villareal.

Por, Schlotterbeck është konsidderuar si një opsion I duhur për Flick duke qenë se dhe lojtari është vendosur nën kërkesën e tij për të pasur një sfidë të re. Edhe pse interesi I tyre ndaj lojtarëve është real, Barcelona do të duhet të përmirësojë më tej gjendjen financiare për të bërë të mundur kështu këtë realizim më pas. Ekipi I cili po përballet me financa mjaft të vështira e ka të nevojshme një rigjenerim përpara se të ndërmarrë një hap. Megjithëse, objektivat janë vendosur nën radarin e tyre për të qenë të mundur në afrim.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.