Real Madrid mund të përballet me një vendim mjaft të vështirë dhe tepër të rëndësishëm në këtë afat kalimtar. Rodrygo Goes është rikthyer përsëri në qendrën e vëmëndjes të disa klubeve të ndryshme europiane. Sulmuesi 24 vjecar është duke kaluar një formë mjaft të paqëndrueshme dhe me pak minuta në fushën e lojës. sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, situata është duke reflektuar dhe në shifrat dhe rolin e tij në ekip.
Por, klubi madrilen duket se është mjaft I bindur për atë cka ai paraqet në ekip duke e konsideruar si një vlerë mjaft të mirë për tregun ndërkombëtar. Interesimi për lojtarin dukshëm që nuk ka munguar asnjhëerë, ka pasur oferta të vazhdueshme për të nga klubet e Premier Ligës, Bundesligës dhe Arabia Saudite. Pikërisht janë klube të cilat vazhdojnë të kenë nën monitorim formën e tij në skuadër.

Duke u mbështetur nën këtë interes është Real Madrid I cili është tepër I gatshëm që të dëgjojë oferta të ndryshme. Objektiv I vetëm I tyre do të jetë pikërisht nëse ato I përshtaten strategjisë së tyre për një rinovim të skuadrës dhe balancimit financiar të saj.
Në afrimin e ardhshëm është Manchester City I cili dukshëm është vendosur si një objektiv më I mundshëm. Guardiola ka bërë një vlerësim të formës së Rodrygo dhe e ka konsideruar se ka një përshtatje mjaft të mirë me filozofinë e tij të lojës. Klubi anglez për këtë afrim është I gatshëm të sjellë ofertën e 80 milion eurove.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.