Paris Saint Germain është duke u përgatitur për të transferuar një tjetër opsion për sulmin e tyre. Në listën e tyre është konsideruar si një zgjedhje e duhur që pjesë e skuadrës të jetë Karim Adeyemi. Lojtrai I Borussia Dortmund ka marrë miratimin e Luis Enrique duke u cilësuar si një opsion tepër I vlefshëm për ekipin.
Karriera e tij tepër e qëndrueshme e ka bërë të jetë një objektiv I duhur për parizienët. Adeyemi ka shprehur më herët dëshirën e tij për t’u larguar nga Dortmund dhe pse në ekipin gjerman ka pasur një dalje mjaft të mirë. Një mundësi më nxitëse dhe faktorë të tjerë personalë e shtyjnë lojtarin që të jetë I vendosur për të qenë larg skuadrës.

Luis Enrique e ka konsideruar lojtarin si mjaft ambicioz dhe se mund të përshtatet më së miri në ekip. Qëllimi I tyre është të sjellin një lojtar I cili është I duhuri për një prespektivë afatgjatë. 75 milion euro është duke kërkuar dortmund për shërbimin e tij dhe shndërohet kështu në një lojtar me shifër të lartë transferimi. Por, dukshëm brenda pritshmërive që tregu aktual I futbollit është duke sjellë.
PSG duket se është e gatshme për të nisur kështu negociatat që e bëjnë të mundur afrimin e tij. Adeyemi në ekip pritet të sjellë më tepër thellësi në organizim dhe fleksibilitet për sulmin e PSG. Mbritja e tij mund të ndryshojë tërësisht skemën e lojës për Enrique.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.