Mauro Icardi është duke menduar që të largohet nga Galatasaray, por këtë periudhe të tij janë duke e shfrytëzuar që të sigurojnë shërbimin e tij tre ekipe italiane. Media të ndryshme e kanë raportuar këtë situatë duke e afruar më tej shërbimin e tij në itali. Sulmuesi argjentinas me një eksperiencë mjaft të gjatë dhe të njohur në kampionatin italian është duke synuar rikthimin e tij në klub.
Milan, Como dhe Roma duket se janë të interesuara për të marrë shërbimi e ish-kapitenit të Inter. Nën kontaktet e para të zhvilluara është shndëruar më konkrete mundësia e tij e lëvizjes në një tjetër kampionat. Icardi I cili është bashkuar me Galatasaray në sezonin e 2022 ishte fillimisht si huazim te ta. PSG ishte ekipi I cili nuk po ofronte më hapësirën e nevojshme duke e huazuar kështu në klubin turk.

Edhe pse kontrata e tij me klubin turk është deri në 2026 ai mund të mos jetë më pjesë e ekipit. Qëndrimi I tij në stamboll duket se është drejt fundit dhe ai do të jetë larg në këtë janar. Mundësia e transferimit të tij nuk përjashtohet duke e shndëruar një tjetër lojtar I cili zgjedh të largohet nga klubi turk.
Në këtë kampionat ai ka pasur ndikimin e tij, por dukshëm nën një konkurencë mjaft të madhe në ekip shërbimi I tij u shndërua në më pak të vlefshëm. Argjentinasi ka luajtur 21 ndeshje në këtë sezon dhe ka në total vetëm 800 minuta. Por, kjo nuk e ka bërë që të mos ketë ndikim duke sjellë kështu dhe tetë gola në ekip.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.