Katër trajnerët më të mirë sipas Jurgen Klopp

Katër trajnerët më të mirë sipas Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët me më shumë ndikim në futbool. Ish trajneri I famshëm I Liverpool është shkëputur prej drejtimit në një kohë të gjatë. Por, së fundmi ka zgjedhur që të japë opinionin e tij për katër legjendat që kanë lënë më shumë gjurmë në futboll. Ai ka emëruar kështu katër trajnerë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futboll.

Në listën e tij ai vendosi katër emra duke lënë kështu jashtë këtyre veten e tij. një prej vizionarëve më të rëndësishëm sipas Klopp është padyshim Johan Cruffy dhe po ashtu Pep Guardiola. Janë që të dy figura të cilat kanë udhëhequr Barcelonën duke lënë një shenjë të rëndësishme për futbollin europian.

Katër trajnerët më të mirë sipas Jurgen Klopp
Katër trajnerët më të mirë sipas Jurgen Klopp

Johan Cruffy është trajneri I cili ka më shumë ndikim për të dhe ka ndikuar në këtë mënyra se si ai arrinte të kuptonte futbollin. Sipas Klopp është pikërisht kjo mënyrë e cila e bën atë që të jetë e pakrahasueshme. Ndërsa për Guardiolën e ka konsideruar se përballjet e tij me të nuk kanë qenë aspak të lehta. Me një prej rivalëve lufta e të cilëve zgjati gati për një dekadë ai bëri vlerësim për të.

Në listën e tij u vendos po ashtu dhe Bill Shanklyn I cili konsiderohet ndryshe dhe si ai I cili hodhi themelet në dinastinë e Liverpool. Po ashtu më tej ai përzgjodhi një ndër trajnerët e ditëve të sotme I cili ka sjellë mjaft për futbollin. Carlo Ancelotti është një prej tyre I cili ka pasur një ndikim mjaft të madh në futbollin e ditëve të sotme. Italiani është duke vazhduar karrierën e tij me Brazilin, duke u shndëruar I pari që kjo kombëtare I beson si trajner I huaj.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.