Bayern Munich është duke pasur një formë mjaft të mirë. Ekipi është duke mbajtur kryesinë e Bundesligës duke udhëhequr me 38 pikë. Me një avantazh prej nëntë pikësh ata janë vendosur në krye duke pasur dhe një formë mjaft të mirë në shënim. Skuadra ka të shënuar serinë e 51 golave, por serisht nuk është mjaftueshëm për Joshua Kimmich.
Kimmich ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje më formën e skuadrës, ku ka theksuar se ekipi ka hapësira të nevojshme për ndryshim. Bavarezi theksoi më tej se ata kanë qenë në disavantazh në gjashtë nga tetë ndeshjte e fundit. Cka shihet si një aspekt I nevojshëm për ndryshim.
Kërkesa e tij shihet se lidhet kryesisht me mbrojtjen e skuadrës. Ku ai ka kërkuar që ekipi të bëjë më mirë në këtë sektor të fushës. Më pak raste, më pak goditje dënimi, më pak kënde do e bëjnë që ekipi të vazhdojë kështu një formë të mirë dhe në vazhdim.

Lideri I mesfushës e ka konsideruar se është një pikë mjaft e dobët për Bayern që do të jetë e nevojshme të ketë një rishikim të plotë. E ardhmja sipas tij do të duhet të vendosë një tjetër standart në fushë dhe për këtë është lehtësisht e mundur të nderhyet.
Bavarezët që janë vëndosur në një pozitë mjaft të mirë, dukshëm janë kërcënues dhe në daljet e tyre në eurpë. Ky sezon është duke sjellë një tjetër qasje për të dhe Kimmich e ka sjellë të nevojshme një nderhyrje të tillë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.