Andreas Kristensen mbrojtësi danez I Barcelonës ka mbyllur karierën e tij me ekipin katalanas në sfidën e fundit të realizuar ndaj Guadalahara. Mbrojtësi I cili me një sukses ka mundur të shënojë mbylljen e karrierës së tij dhe po ashtu të qëndrimit në skuadrën katalanase. Media të ndryshme spanjolle e kanë bërë të ditur se kontrata e tij përfundon në qershor, dhe nuk ka një rinovim për qëndrimin e tij.
Lojtari po ashtu ka pasur një dëmtim në gju ku e ka bërë të pamundur për të që të jetë pjesë e ndeshjes së ardhshme ndaj Villareal. Mesa duket ndërhyrja që do të duhet të kryejë është tepër e vështirë dhe do të kërkojë kohë për rikuperimin e tij. Qëndrimi I tij jashtë fushe pritet të jetë katër deri në pesë muaj. Burime bëjnë me dije se lojtari është duke shpresuar për një rikuperim më të shpejtë që do e bëjë të mundur pjesëmarrjen e tij në Botëror.

Por, karriera e tij në Barcelona dukshëm është mbyllur, pasi kontrata e tij përfundon në këtë qershor për të mos pasur një rinovim nga klubi. Nën këtë dëmtim të tij dhe mungesën e Araujo e ka bërë që Barcelona të mendojë seriozisht për një tjetër opsion në mbrojtjen e saj. Ndaj dhe objektiv në këtë sezon kalimesh është që Flick të ketë në listën e tij alternativa të ndryshme sa I përket afrimeve që do të jenë pjesë e klubit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.