Inter përsëri sytë drejt Real Madrid, sytë drejt Arda Guler

Inter përsëri sytë drejt Real Madrid

Inter, ka mundur të krijojë një ekip të konsoliduar në këtë sezon, një formë e cila është vlerësuar gjithashtu dhe sa I përket rrugëtimit të deri tanihsëm në kampionatët respektivë, duke drejtuar Serinë A, ata janë gjithashtu dhe pjesë e Champions Ligës në fazën cerekfinale. Fitorja e tyre me Feyenoord I lejon ata që të ëndërojnë për titull dhe ta shohin si një mundësi në vazhdimin e kompeticionit. Por, detyra e tyre vazhdon më tej, ata jnë në kërkim të një ekipi I cili I përket një standarti më të mirë duke kërkuar që të jenë pjesë gjithashtu e një seri titujsh të ndryshëm nga ku do të duhet të performojnë më mirë në fushën e lojës.

Mesa duket puna e tyre ka nisur herët duke pikasur se cila do të jetë blerja e radhës dhe cili prej lojtarëve u përshtatet më së tepërmi në formën e ekipit. Nico Paz shihet si një ndër afrimet më të mundshme të ekipit ku është vlerësuar shpesh herë madje janë bërë dhe disa bisedime që lëvizja e tij të jetë brenda Serisë A, Como ku ai angazhohet së fundmi mund të arrijë një dakortësi më të rriun dhe të finalizohet marrëveshja me Interin. Por nuk do të jetë  evetmja prurje e re për zikaltërit, duke qenë se ata janë në kërkim dhe mendojnë se pjesë e rëndësishme e ekipit do të jetë dhe lojtari I Real Madrid, Arda Guler.

Guler ra në sy të ekipeve të mëdha në formën që ai pati gjatë kampionatit europian në verën që shkoi, vetëm 20 vjec ai tregoi formën më të mirë dhe ka pasur një interes të lartë ndaj ekipeve që kërkojnë prezencën e të rriut në ekip. Deri më tani nuk ka azgjë të konkretizuar në lidhje me këtë transfertë por Inter e sheh si më shumë të mundshme kundrejt kërkesës ndaj ekipeve të tjera duke qenë se Calhanoglu ka një raport mjaft të mirë me të duke e pasur mundësinë që të shfrytëzohet miqësia e tyre për këtë transfertë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.