Luis de la Fuente është duke përgatitur listën e lojtarëve të cilët do të jenë të pranishëm në grumbullimet e kombëtares Spanjolle gjatë ndeshjeve të cilat do të luhen për Ligën e Konferencave. Ato pritet të zhvillohen gjatë javës që vjen ku Spanja do të ndeshet kundër Holandës përkatësisht në datën eo mars e cila është një ndeshje jashtë dhe 23 mars një ndeshje e cila pritet të zhvillohet në shtëpi.
Kështu që drejtuesit teknikë kanë nisur punën e tyre në lidhje me grumbullimet që do të kryejnë duke ndjekur kështu me interes performancën në disa klube të ndryshme të lojtarëve të cila që bëjnë pjesë në të duke diktuar se si do të jetë lista dhe kush prej tyre do të jetë I pranishëm. Në këtë listë ka bërë përshtypje se ka një masivizim të saj prej lojtarëve të Barcelonës të cilët deri më tani kanë qenë më të shumtë në numër plot shtatë prej tyre të thirur, është ende herët për të përcaktuar titullarët e sfidave por ka një seri prej shtatë lojtarësh të cilët do të jenë të gatshëm të angazhohen me thirjen nga de la Fuente.
Më poshtë është përpiluar një listë e plotë e të gjithë lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e këtyre eleminatoreve duke dhënë kontributën e tyre në ekipin kombëtar.
Portierë: Unai Simón, David Raya, Álex Remiro.
Mbrojtës: Porro, Mingueza, Le Normand, Pau Cubarsí, Iñigo Martínez, Asencio, Marc Cucurella, Grimaldo.
Mesfushorë: Martín Zubimendi, Marc Casadó, Fabián Ruíz, Mikel Merino, Álex Baena, Pedri. Sulmues: Lamine Yamal, Nico Williams, Ferran Torres, Yeremy, Dani Olmo, Ayoze, Morata, Bryan Zaragoza, Samu Omorodion, Mikel Oyarzabal.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.