Broja drejt rikuperimit, rikthehet në fushë

Broja drejt rikuperimit, rikthehet në fushë

Një dëmtim në fillim të janarit e la jashtë fushe sulmuesin shqipëtar për një kohë të gjatë, nën kujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor ai është parë në stërvitjen e organizuar të Everton rreth dy javë më parë por nuk u konfirmua pjesmarrja e tij në fushën e lojës. Drejtuesit dhe stafi mjekësor nuk e përcaktoi kohën e tij të kthimit duke e cilësuar si ende të papërshtatshme për rikthim. Ky dëmtim vinte për yllin e kombëtares shqiptare pas një lëvizje tepër të vështirë e cila diskutohej në lidhje me të, një dëmtim I cili e la ende të aktivizohej në Everton ku ai është huazuar tashmë prej dy sezonesh. Prej tij dhe menaxherëve të tij kjo u cilësua si një ndër lëvizjet më të duhura duke qenë se në atë formë rikuperimi nuk do të kishte kohën e duhur në dispozicion pranë Chelsea.

Tashmë është në dorën e Devid Mojes I cili do të vlerësojë formën e Armando Brojës nëse është e duhura për t’u bashkuar me ekipin duke qenë se ai ka qenë prezent në fushatat e stërvitjes që është duke zhvilluar Everton në prag të ndeshjes që e presin atë. Rikthimi I tij u përfol në shumë prej formumeve të ndryshme sportive duke e cilësuar si një shndërim të tij duke qenë se u pa në një formë fizike shumë më ndryshe me një masë muskulare që tregonte përgatitjen e tij dhe pse në një dëmtim që e la jashtë lojës për një kohë të gjatë.

Në këtë formë I është parë në stërvitje në vetë postimet që ka shpërndarë ekipi anglez në rjetet e tij sociale dhe në ndeshjen e kontrollit, cka pritet një angazhim I mundshëm prej tij në këtë sfidë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.