Franco Foda ka dhënë një deklaratë për shtyp për mediat ku ka bërë cilësime të ndryshme në lidhje me sfidën e cila pritet të zhvillohet dhe si gjendet ekipi përballë saj. Ndër të tjera më herët është bërë e ditur dhe lista e lojtarëve të cilët do të jenë të grumbulluar duke shuar diskutimet e ndryshme në lidhje me angazhimet. Foda cilësoi një lojë të barabartë mes të dy ekipeve duke vënë në dukje cilësinë që kanë të dy kombëtaret në shanset e barabrata për të qenë pretendente në këto sfida.
Kosova do të presë në shtëpi Islandën, një sfidë e cila zhvillohet në 20 mars dhe më pas pas tre ditësh do të jetë ndeshja e kthimit. Foda e cilësoi kundërshtarin si një ekip me potencial dhe njëkohësisht bëri me dije se ekipi vjen me mungesa duke mos e cilësuar si një pengesë por duke vënë në dukje shanset e barabrata për të dy ekipet. E rëndësishme për Foda në këtë përballje është një performancë e mirë e ekipit duke mundur të bëjnë maksimumin në një sfidë si kjo, ku rezultati është I rëndësishëm por nuk shërben si presion për ekipin.
Ndër të tjera në deklaratën e tij ai foli gjithashtu dhe për dëmtimin që morri Rrahmani në ndeshjen e fundjavës, mbrojtësi I Naploit pati një dëmtim por Foda cilëson se ai do të jetë pjesë e grumbullimit dhe dëmtimi ishte I lehtë dhe muskular. Në këtë deklarim kuptohet se do të jetë pjesë e ndeshjes dhe mbrojtësi duke qenë se krahu I djathtë I mbrojtjes nuk është I mundur Florent Hadërgjonaj. Gjithashtu mungesa vijnë dhe prej repartit të sulmit me një mungesë të Asllanit për shkak të një dëmtimi që ka pësuar ai.