Sfida mes Osasunës dhe Barcelonës nuk u zhvillua për shkak të ngjarjes tragjike e cila ndodhi para se të niste ndeshja. Vdekja e papritur e doktorit të ekipit e bëri të pamundur ngjarjen për të zhvilluar dhe e con Barcelonën me një tjetër datë përballjesh, një sfidë e cilësuar me rëndësi prej tyre dhe me kërkesë të klubit me një datë sa më të shpejtë për realizimin e saj duke qenë se kërkojnë të njohin më tej se si do të jetë forma e tyre në këtë përballje.
Tashmë në pushimin ndërkombëtar federata Spanjolle ka caktuar një datë në lidhje me këtë zhvillim ku pritet që të jetë 27 marsi direkt pas kthimit nga pushimi. Një sfidë e cila për katalanasit mund të jetë jo e favorshme për shkak të dy mungesave të rëndësishme në ekipi ajo e Raphina dhe Araujo.
Mungesa e tyre në ekip pritet të jetë një pengesë e madhe në këtë sfidë, por ende nuk pritet të jetë e qartë nëse do të jenë pjesë e sfidës apo jo. Të dy lojtarët janë grumbulluar nga dy kombëtaret respektive ajo e brazilit dhe uruguait, të cilat janë ndeshje respektivisht njëra në datën 25 dhe tjetra në datën 26. Duke qenë se I përkasin një kontinenti tjetër sfidat pritet të zhvillohen në orët e para të mëngjesit me orën europiane e cila do të jetë si një pengesë më tej për të përcaktuar këto sfida. Deri më tani nuk ka një qartësim të kësaj situate por pritet që të ketë një mungesë të tyre në ekip, deri më tani Barcelona është duke kryesura me numër të barabartë pikësh me Real Madrid.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.