Kounden siguron më tej kontratën me Barcelonën

Kounden siguron më tej kontratën me Barcelonën

Mbrojtësi I krahut të djathtë Jules Kounde ka mundur të arrijë një marveshje të re me klubin katalanas ku ai debuton , rinovimi I kontratës pritet të jetë deri në sezonin e 2030, një kërkesë kjo sipas klubit për një kontartë më jetgjatë dhe dakortësim I mbrojtësit.

Pjesë e Barcelonës ai është prej vitit 2022 ku ka mundur të debutojë dhe të bashkohet me një lëvizje brenda La Ligës, më herët ai ka qenë pjesë e Sevillias dhe tashmë ka më shumë se tre vite angazhim në klubin katalanas.

Forma e Kounded ka qenë tepër e mirë dhe ka rënë në sy në drejtuesit e klubit të cilët e shohin si investimin më të mirë vazhdimin e tij në klub duke e mbajtur me një kontartë të rinovueshme. Kontrata e tij mbaronte në vitin 2027 por me kërkesën e klubit është parë e arsyeshme që ai të jetë më jetgjatë te iberikët duke dhënë kontributin e tij.

Ai ka pasur një zhvillim në klubin e Barcelonës prej rolit të qendër mbrojtësit ka kaluar në krahun e djathtë dhe kjo është parë si një gjetje e drejtuesve teknikë dhe është përshtatur me formatin e Kounden. Froma e tij nuk ka rënë vetëm në sy të ekipit që ai bën pjesë por shumë prej ekipeve të ndryshme europiane kanë shprehur interes për mbrjtësin e rri, I cili me këtë kontratë shihet se do të jetë për gjatë pjesë e Barcës. Deri më tani ai ka qenë pjesë e 43 ndeshjeve dhe ka mundur që në angazhimin e tij të realizojë plot tre gola. Siguria në ekip e shtyn mbrojtësin francez që të japë më shumë për ekipin katalanas.