Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Jasin Asani i cili ka pasur një kontribut mjaft të madh në kombëtare sheh se sfida ndaj Polonisë ka shpresë për shqiponjat. Asani i cili për kombëtaren ka mundur të shënëojë serinë e 6 golave e ka theksuar se ka ende shpresë për të qenë shumë më pranë kualifikimit në Botëror.
Lojtari i cili më herët ka mundur të shënojë ndaj Polonisë, e vlerëson potencialin që ka ekipi në këtë përballje. Asani ka shënuar në fitoren e shqiponjave në 10 shtator 2023. Ndaj dhe shpresa e tij është më tej për të bërë të mundur një realizim të tillë në këtë ndeshjë.

Më tej ai është shprehur për emocionin, duke e vlerësuar se është ndjesi e cila vjen nq realizimin e të gjitha golave. Madje në deklaratën e tij ai është shprehur i bindur se një gol i ardhshëm mund të jetë i mundur në këtë sfidë. Në vlerësimin e lojtarëve ai e ka theksuar se Polonia në përbërje të saj ka mjaft potencial.
Por, në qoftë se ekipi do të jetë i plotë sipas tij duke mos pasur dëmtime do të jenë të gatshëm të shënojnë një rezultat pozitiv. Optimizmi është një shtysë më tej për ekipin i cili është duke kërkuar që të sigurojë rezultate më të mira dhe një kualifikim historik në këtë kompeticion.



