Broja, një ndër lojtarët më të mirë dje në fushë dhe pse vinte pas një dëmtimi ku nuk ka pasur një aktivizim kaq të gjatë në fushë, tregoi më të mirën dhe mundi që të realizojë një lojë fantastike. Sulmuesi shqiptar, mundi që të jetë dominues në fushën e lojës dhe të jetë në një pozicion që kishte lirinë e plotë të lojës. Karakteri I tij si sulmues është që të luajë kudo, dhe kjo është realizuar me lirinë që I dha Sylvinho dje në lojën kundër Andorrës, që nxori më të mirën dhe asistoi në golin e dytë të Manaj.
Sulmuesi I Everton, u shpreh se ai është pozicioni që I përshtatet më shumë në fushën e lojës, të jetë një sulmues I lirë, organizativ dhe që bën të mundur krijimin e rasteve. Një liri e cila u pa dukshëm dje në fushën e lojës ku tregoi një angazhim tepër të mirë dhe energjik duke qenë një ndër elementët kryesorë të kësaj fitoreje. Uria e ekipit ishte e dukshme por ajo e Brojës e cilësoi këtë fitore, ku bëri të mundur dhe një asis. Loja organizative është tepër e rëndësishme sipas tij pavarësisht se dhe I pëlqen të shënojë, por avancimi dhe krijimi I hapësirës është I rëndësishëm.

Përballjen e djeshme, ai e cilësoi Andorrën jo si një ekip të thjeshtë por të mundimshëm për t’u thyer. Gjithësesi, ata ja arritën shumë më mirë në ndeshjen e djeshme se në përballje me Anglinë, ku dhe në atë ndeshje energjia e Brojës dhe rasti I tij përballë me portën mund të kishte krijuar një rezultat ndryshe në atë ndeshje.