Manaj, heroi I ndeshjes së djeshme, botërori synim

Manaj, heroi I ndeshjes së djeshme, botërori synim

Shqipëria mundi të marrë një fitore në përballjen e saj të djeshme me Andorën, një përballje e cila siguron për ekipin tre pikëshin e saj të parë në këto kualifikuese duke e bërë të besojë se mund të jetë drejt një hapi historik. Besimi në këtë kualifikim bëhët më  thjeshtë pas fitoreve si ajo e djeshme, pavarësisht kundërshtarit dhe falë një loje të organizuar që dje ekipi tregoi. Një shpresë për sukses në këtë kualifikuese është më I mundur duke qenë se tashmë ekipi kombëtar ka dy eksperienca në Europian dhe tashmë kërkojnë një hap më të madh drejt Botërorit.

Manaj, sulmuesi I kombëtares në përballjen e djeshme pati një rol të rëndësishë dhe e bëri të mundur këtë falë golit të parë të shënuar. Një asist I Asllanit I cili e gjen sulmuesin të përgatitur për të shënuar dhe të zhbllokoi shifrat. Në deklaratën e tij ai vlerësoj lojën e të gjithë ekipit në tërësi, cilësoi një bashkëpunim në këtë ndeshje ku të gjithë synonin fitoren dhe e arritën në një lojë e cila ishte tepër mirë e organizuar.

Manaj, heroi I ndeshjes së djeshme, botërori synim
Manaj, heroi I ndeshjes së djeshme, botërori synim

Sulmuesi, theksoi se është e rëndësishme fitorja që të bëjnë një hap historik dhe pse I presin sfida të vështira një lojë e cila ka organizimin e duhur mund të bëjë të mundur arritjen e suksesit. Në pyetjen sa I përket rivalitetit mes tij dhe Brojës, ai u shpreh se jo në kombëtare që nuk duhet të ekzistojë si nocion por dhe në klube është e rëndësishme që të ketë një lojë grupi për të bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive.