Mungesa e Messit, aspak ndikim në Argjentinën e pandalshme

Mungesa e Messit, aspak ndikim në Argjentinën e pandalshme

Ndeshja e djeshme pritej të ishte një kthim I fuqishëm I Brazilit, I cili ishte parashikuar dhe më herët, një sfidë e cila nuk u mbyll me rezultatin e kërkuar dhe prej sulmuesit të Barcelonës Raphinha I cili kërkoi që do të duhet të kishte një kthim të rezultatit në transfertë. Por, kampionët në fuqi të botës, ditën ta menazhonin më së miri këtë sfidë dhe të sillnin nuancat më të mira të lojës. Përballje e  vështirë e cila u shndërua në një arenë keqkuptimesh u mbyll me një fitore të sigurt të Argjentinasve.

Mungesa ikonike në të dy kampet nuk e ndaloi aspak lojën për Kampionët e Botës me një mungesë të rëndësishme në këto 20 vitet e fundit të futbollit duke qenë se Messi nuk ishte pjesë e lojës. Por, kampi brazilian kishte një mungesë gjithashtu që kushtoi shumë, Neymar nuk ishte pjesë e ekipit dhe dukshëm një mungesë e rëndësishme është e vështirë të kapërcehet.

Mungesa e Messit, aspak ndikim në Argjentinën e pandalshme
Mungesa e Messit, aspak ndikim në Argjentinën e pandalshme

Argjentina edhe pse e kishte të sigurt një vend në Kupën e Botës 2026, pasi arritën të mposhtin Bolivinë, ata vazhduan më tej në luftën e tyre e cila siguroi në vazhdim një mundësi suksesi për kampionët në fuqi. Presioni I ushtruar në lojën e tyre bëri të mundur një dominim total ku Brazlili u sfumua në madhështinë e tij dhe nuk mundi që të krijojë dot një mundësi më të mirë për sfidën në vazhdim. Seria prej katër gola ishte shkatëruese për Brazilin I cili nuk mund të shënojë më tej, duke realizuar vetëm një të tillë, tensionet në lojë nuk e ndihmuan aspak ekipin Brazilian por thjesht e cuan në një disfavor në ndeshje.