Humbja e Barzilit ishte një plagë shumë e rëndë për ekipin I cili nuk është duke qenë në formën e tij më të mirë, një seri pengesash e kanë bërë që të rikthehen në një sfidë e cila nuk I lejon që të besojnë në potencialin e tyre. Humbja në kualifikuese përballë Argentinën për një event që e kanë pritur aq shumë mund të jetë një ndër pengesat më të rëndësishme që do të duhet të korigjohet në vazhdim. 4-1, ishte përfundimi I rezultatit të ndeshjes së djeshme, një gjigand futbolli si brazimi ku në thel të saj ka super yje që luajnë në klubet më të mira në butë nuk mund të krijonin një mjedis loje që të ishin të frytshëm në rezultat.
Pas disfatës ylli I Real Madrid ka reaguar për mediat duke theksuar se ekipi ka nevojë immediate për një ndryshim radikal, ai vuri në dukje lojën e mirë të kundërshtarit dhe theksoi se ëndëra për një Botëror është e rëndësishme por do të duhet një ndryshim për ta realizuar atë.

Më herët në shumë prej mediave është përfolur për zvnedësim të mundshëm të drejtuesit aktual, I cili do të shërbejë si një rienergjizim për ekipin që kërkon të jetë pjesë dhe të njohë një sukses të mundshëm. Edenaldo Rodrigues Presidenti I Federatës së Futbollit e ka shprehur më herët se do të jetë e nevojshme një ndryshim në bankinën drejtuese, por tashmë shihet si një qëllim që të ndodhë zvendësimi I tij. Carlo Ancelotti shihet si opsioni më I denjë për zvendësim dhe është një ndër emërat më të përfolur për të arritur këtë.