Joao Felix ende në kërkim të vetes, nuk përshtatet

Joao Felix ende në kërkim të vetes, nuk përshtatet

Sulmuesi portugez duket se nuk po arrin të gjejë veten në një ekip si Chelsea, deri më tani nuk ka mundur të përshtatet me ekipin dhe bëhët fjalë për bisedime që janë zhvilluar mes agjentit të tij dhe klubit turk të Galatasaray. Felix erdhi si një huazim në Premier Ligë nga klubi I Serisë A Milan me një vlerë e cila ishte 2 milion eruo. Pavarësisht se në formë ka qenë mirë dhe ka mundur të shënojë një gol, Felix kishte krijuar pritshmëri të tjera të cilat nuk po arrin t’I gjejë në klubin anglez.

Rrugëtimi I tij në Chelsea pritet të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe pritet të shkojë në një tjetër ekipi. Dëshira e tij për një sezon në Galatasaray vjen pas një sezoni të mirë të klubit turk dhe të një rikthimi më të fuqishëm në sezonin e ardhshëm. Një ndër portalet në turqi e konfirmoi lajmin se janë kryer bisedime mes agjentit të tij dhe klubit por nuk konfirmoi një dakortësi mes tyre. Një lëvizje e cila mund të konsiderohet e kryer pasi që Felix e sheh të pamundur më angazhimin e tij në Chelsea dhe dëshiron ndryshim.

Joao Felix ende në kërkim të vetes, nuk përshtatet
Joao Felix ende në kërkim të vetes, nuk përshtatet

Klubi turk kërkon gjithashtu një sulmues pasi Osimhen I cili është marrë si huazim prej Napolit mund të largohet në këtë verë. Por ende priten prej klubit vendimet në lidhje me ish lojtarët e Serisë A, Icardi dhe Morata. Galatasaray e sheh si një mundësi huazimi Felix me mundësi blerje, duke përgatitur dhe një rrogë vjetore prej nëntë milion euro. Pritet të jenë konfirmimet përfundimtare për këtë transferim të mundshëm.