Sfidat e djeshme përfundojnë vetëm me një gol

Sfidat e djeshme përfundojnë vetëm me një gol

Drita me fitoren e saj të djeshme theksoi dhe më tej diferencën e saj të pikëve. E vendosur në vendin e parë ajo e ka të qartë se do të jetë fituesja e këtij titulli. Sezon tepër I mirë për të, cka e sjell të mundur dhe këtë diferencim. Sfida e djeshme me Feronikelin përfundoi me një rezultat 1-0. Një sfidë e qetë në të dy krahët, Drita e cila pati një dominim totale të lojës. Vendasit nuk mundën që të krijonin një mundësi.

Me një pozitë aspak të favorshme ata qëndruan në këtë rezultat duke pranuar dhe një humbje. Humbje e cila thellon më shumë diferencën e tyre dhe vulos rënien. Një rënie për ta është e sigurt në këtë sezon por ekipi ka mundësi që të ripozicionohet dhe njëherë. Drita mundi të shënojë që në pjesën e parë me Manaj. Me atë gol në minutën e 45 u mbyll dhe sfida mes këtyre dy ekipeve.

Malisheva arriti që të sigurojë pozitën e saj në vendin e tretë. Në shtëpi, ata vazhduan me fitoren e tyre të katërt e cila e shndëron në të pathyeshëm në këto sfid. Prishtina nuk mundi që të ishte prezente në lojë. Një sfidë e cila u hap që në minutën e dytë premtonte më shumë. Ishte Vitija ai I cili bëri të mundur realizimin e këtij goli.

Sfidat e djeshme përfundojnë vetëm me një gol
Sfidat e djeshme përfundojnë vetëm me një gol

Gol I vetëm I cili I dha dhe fitoren vendasve. Malisheva pritej të ishte më aktive në fushën e lojës për shkak të sigurisë së golit. Por, ndodhi krejt e kundërta me një mungesë aksioni. Me këtë humbje Prishtina gjendet përsëri në vendin e katërt.