Një ndër historitë ndryshe të futbollit është ajo e Thomas Muller. Lojtar I cili lindi nga akedemia Bavareze dhe arrin ta mbyllë karrierën në të. Muller lindi në Bavari dhe u bashkua me akademinë në moshën dhjetë vjecare. Prej 2000 duke bërë të mundur kështu arritjen e një rekordi të pashembullt me plot 743 ndeshje.
Duket se karriera e tij në Bayern Munich do të përfundojë këtë verë. Në një deklarim në rrjetet e tyre sociale ekipi ka bërë me dije këtë fakt. Kompeticioni I tij I fundit pjesëmarrës do të jetë Kupa e Botës për klube. Muller do të luajë ndeshjet e fundit nën këtë fanellë në këtë event sportiv. Njëherësh ka qenë dhe vetë Muller që e ka ndarë këtë lajm.
Ai është shprehur tepër krenar për klubin e tij dhe arritjet në këtë klub. Gjithashtu ka falenderuar dhe të gjithë mbështetësit që kanë qenë të zjartë. Do të jetë një lamtumirë me ekipin që e ka dashur gjithmonë.

Debutimi I tij I parë profesional ka ardhur në 2008. Në një sfidë përballë Hamburger SV e cila përfundoi me një barazim. Që prej asaj sfide Muller ka mundur të fitojë 12 tituj në Bundesligë. Gjshtë herë Kupën e Gjermanisë, dy herë UEFA Champions League. Me angazhimin e tij në klub ai bëri të mundur vendosjen e një rekordi historik. Rekord I cili më herët është mbajtur nga Sepp Maier.
Gjatë gjithë karrierës ai ka mundur të shënojë 247 gola dhe 273 asistime. Ndërsa në kombëtaren Gjermane ka mundur të shënojë 45 gola në 131 ndeshje. Ka pasur mundësi të fitojë dhe Kupën e Botës në 2014.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.