Southampton në ndeshjen e djeshme përballë Tottenham, vulosi rënien e saj nga Premier Liga. Një sezon tmerësisht I keq për ta duke qenë se nuk kanë mundur të bëjnë pothuajse asgjë përballë mbijetesës. Me vetëm dhjetë pikë në këtë sezon loja e ekipit dështon në Premier Ligë. Njëherësh me këtë dështim vjen dhe një goditje për portierin e ekipit. Aaron Ramsdale, me këtë humbje shënon dhe një rekord duke rënë për herën e tretë në ligë.
Rrugëtimi I tij ka qenë në një seri ekipesh të ndryshme cka e bën që ai të përzgjedhë të bëhët pjesë e humbësve. Verën e kaluar ai zgjodhi të bashkohej me Southampton nga Arsenali. Një transfertë e brendshme në Premier Ligë e cila kushtoi plot 28 milion euro për Southampton. 26 bëri një nënshkrim të një marveshje katër vjecare me ekipin por mesa duket nuk paska qenë vendimi I duhur.
Kjo rënie nuk është e para për Ramsdalen I cili ka shënuar më herët se kjo dhe dy të tjera në karrierën e tij. Rëniet e mëhershme kanë qenë në sezonin 2019/2020 me Bournemouth ku ai debutonte. Lëvizja e tij drejt Sheffield United në sezonin e ardhshëm e godet përsëri ekipin mikpritës për të. Ramsdalen kështu shkon në tre rrënie në kategori gjatë karrierës së tij.

Loja e tij në këtë sezon nuk ka qenë fort e mirë. Ai ka mundur ta mbajë portën e pastër vetëm tre herë gjatë sezonit. Ku I janë shënuar plot 56 gola në 25 paraqitjet e tij. Nuk dihet ende si do të jetë vendimi I tij për qëndrimin ose jo në këtë ekip. Janë agjentët ata të cilët mund të hujnë në bisedime me ekipe të tjera.