Borussia Dortmund me një sfidë të vështirë përpara

Borussia Dortmund me një sfidë të vështirë përpara, mungesë në ekip

Një detyrë e vështirë do të jetë për Dortmund në këtë sfidë. Ata do të jenë përballë Barcelonës në cerek finale të UEFA Champions Ligë. Por, pengesa tashmë nuk kthehet si një detyre përballë një ekipi të madh. Mungesa në ekip bëhet shumë më e vështirë për Nico Kovac për të menaxhuar të gjithë situatën. Qëndërmbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck nuk do të jetë pjesë e ekipit në sfidën përballë Barcelonës.

Jo vetëm në këtë dy sfida por ai rrezikon dhe të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Kjo sepse në një komunikim në rrjetet sociale ekipi e ndau këtë informacion. Schlotterbeck, është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekip këtë sezon, por pritet që ai të jetë jashtë fushe për një periudhë të gjatë. Dje në komunikim mësohet se ai ka këputur meniskusin gjatë stërvitjes të së hënës.

Borussia Dortmund me një sfidë të vështirë përpara, mungesë në ekip
Borussia Dortmund me një sfidë të vështirë përpara, mungesë në ekip

Një dëmtim I cili do të ketë të nvojshëm ndërhyrjen dhe më pas reabilitimin që do të kërkojë shumë kohë. Mungesa e tij e con në katër mungesën e lojtarëve të rëndësishëm në ekip cka e bën një detyrë të vështirë për drejtuesin teknik. Niklas Sule krahu I Schlotterbeck në mbrojtje do të jetë gjithashtu një mungesë tepër e rëndësishme në ekip.

Të dyja këto do të sjellin një mbrojtje e cila është më e dobët dhe e rriskuar. Marcel Sabitzer, pjesë e rëndësishme e mesfushës shihet si një mungesë në ekip. Rami Bensebaini I cili luan në krahun e djathtë do të jetë një mungesë gjithashtu. Me katër të tilla do të duhet të ketë një mobilizim përballë një sfide të rëndësishme si ajo me Barcelonën.