Virgil van Dijk, është në përfundimin e kontartës së tij me Liverpool. Në fund të këtij sezoni ai pritet të largohet nga klubi duke përcaktuar gjithashtu dhe ekipin zvendësues. Të kuqtë janë duke u përpjekur që të gjejnë një zvendësim të denjë në momentin që ata nuk do të kenë mbrojtësin në ekip. Në fund të këtij sezoni ekipi mund të rrezikojë shumë me ike të tjera që mund të prishin ekuilibrat e ekipit. Emërat e tjerë që lakohen për t’u larguar janë Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.
Liverpool kërkon që të ketë një zvendësues të denjë në rast se ka largime dhe është duke kërkuar për një mbrojtës niveli. Van dijk është pozicionuar që prej 2018 në Liverpool. Me arritjen e tij në ekip ai është profilziuar si një ndër mbrojtësit më të mirë në Premier Ligë. Transferimi I tij kushtoi plot 85 milion euro, I shndëruar në një lojtar I klasit botëror. Zvendësimi I tij do të duhet të jetë në të njejtat nivele.

Interesi I të kuqëve është që të marrin në ekip mbrojtësin e Barcelonës Ronald Araujon. Mbrojtësi shihet si opsioni më I mirë I zvendësimit në këtë rast. Mbyllja e bisedimeve të Araujon në janar me Juventus, mendohet se e ka betonizuar atë në Barcelona. Ai mendohet se do të jetë pjesë e ekipit deri në 2031. Një kontartë gjashtë vjecare e bën atë të lidhur me ekipin. Mundësia e tij e largimit për 65 milion euro ekziston për një transfertë e cila bëhët para 15 korrikut.
Në rast se anglezët e duan në ekip atë do të duhet të kenë një nxitim sa I përket marveshjes. Duke qenë se më tej do të duhet të paguajnë për një cmim shumë më të lartë për mbrojtësin katalanas.