Janë vetë mediat e ndryshme spanjolle të cilat raportojnë interesin e Manchester City drejt Yamal. Edhe pse dihet se do të jetë një transfertë e cila do të ksuhtojë shumë, anglezët janë të qartë. Ylli I futbollit vetëm 17 vjec ka magjepsur me talentin e tij. Ai për një kohë shumë të shkurtër është shndëruar në një lojtar kyc në ekipin katalanas. Në moshë ende I rri më herët ai është shprehur se qëllimi I tij nuk do të jetë kontrata e kripur. Ai kërkon që të shëndrohet në një legjendë në ekipin katalanas.
Por, pavarësisht deklaratave të më hershme të adoleshentit Yamal, city është duke e ndjekur nga afër. Ekipi I Premier Ligë I cili synon një përmirësim për sesonin e ardhshëm është I gatshëm që në fushën e lojës të ketë sulmuesin. Vetëm 17 vjec për momentin ai shkon 18 gjatë korrikut kur pritet të ndodhë dhe ky transferim. Një shumë prej plot 275 milion euro janë duke u përgatitur për të rriun. Kjo do të ishte një shumë rekord për transferimet në futboll.

Në kërkim të të rriut janë dhe shumë ekipe të tjera por vetëm Manchester City e ka lirinë financiare për të paguar për shifren e frikshme deri tani. Në qoftë se realizohet kjo pritet të shndërohet transferta më e kushtueshme në botën e futbollit. Më herët ky rekord është mbajtur nga Neymar nga Barcelona në PSG për plot 222 milion euro. Tashmë, lajmet mund të jenë më shumë konkrete se asnjëherë. Duke qenë se Barcelona është duke hasur një vështirësi financiare. Ndaj ekipi mund ta konsiderojë një transfertë e cila mund të zgjidhë cdo gjë për ta.