Santiago Gimenez, është bashkuar së fundmi me fanellën kuq e zi. Merkato e janarit e vendos atë te Milan, ku fillimisht u pa si një mundësi premtuese. Ekipi tashmë është në një rrezik duke qenë se është në vendin e nëntë. Vetëm Kupa e Italisë mund të jetë shpresë për ta dhe Seria A për një pozitë në kampionatin europian.
Meksikani duket se nuk është duke u përshtatur si duhet në ekipin e Serisë A. Për transfertën e tij janë paguar plot 28.5 milion euro, plus një seri shtesash nga Feyenoord në Ligën e Kampionëve. Nisja e tij ishte tepër pozitive në fanellën kuq e zi, por një ngërc në vazhdim është I pranishëm. Ai ka shënuar vetëm tre gola në këtë angazhim të tij. Dy prej të cilave kanë qenë në serinë A dhe një ndaj ish ekipit të tij Feyenoord në UEFA Champions League.

Duket se pjesa e dytë e sezonit nuk ka qenë premtuese për të dhe do të duhet të ketë një ripozicionim. Me një përllogaritje Milan për këtë blerje ka paguar për cdo gol të shënuar nga Gimenez plot 9.5 milion euro. E konsideruar si blerja më e shtrenjëtë e Janarit ai nuk ka mundur të gjejë rrjetën për rreth një muaj në angazhimin e tij.
Ndoshta loja e Sergio Conceicaos nuk është duke u përshtatur me të. Gjithashtu përflitet dhe për një mardhënie e cila nuk është në kushtet e duhura. Ai do të duhet të ketë një ripozicioni me vazhdën e sezonit në Serinë A.