Zbulohet shuma që fitonte Messi në Barcelona

Zbulohet shuma që fitonte Messi në Barcelona

Lionel Messi është duke vazhduar karrierën e tij në MLS, ai u zhvendos atje pas përfundimit të kontratës me Barcelonën. Legjenda e ekipit të Barcelonës është duke pasur një sezon të mirë me Inter Miami. Së fundmi ai pati mundësinë të shënojë, por nuk arriti një tre pikësh për ekipin. Atje ai nuk luan I vetëm por ka dhe një seri lojtarësh të tjerë europianë që janë duke ndejkur vazhdimin e tyre atje. Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergi Busquets janë tre prej tyre që luajnë me Messin në Inter Miami.

Së fundmi po përflitet për një kontratë që ai ka lidhur më herët me ekipin e Barcelonës gjatë kohës që ai ka luajtur për të. Në kontratë vihet re shuma e majme që ai ka pasur mundësi të përfitojë prej saj. Me të dhënat që paraqiten në kontratë padyshim që ajo mund të konsiderohet si kontrata më luksoze në historinë e futbollit.

Zbulohet shuma që fitonte Messi në Barcelona
Zbulohet shuma që fitonte Messi në Barcelona

Shpërblimi që morri Barcelona në fitoren e saj në Kupa e Mbretit dhe La Liga, bëri që Messi të fitojë plot 555 milion euro për ato katër vite. Me një kalkulim pas zbritjes që bëhet pas taksave ai ka përfituar plot 297 milion euro. Kontrata përfshinte gjithashtu dhe fitime ditore, shpërblme në bazë të objektivave dhe jashtë tyre. Fitim që vjen prej imazhit dhe arritjet e ndryshme të klubit.

Argjentinasi në Barcelona gjatë 2017-2021 kalkulohet se ka përfituar 210 mijë euro në ditë, duke vendosur dhe zbritjet. Kjo e bën atë një ndër lojtarët më të paguar me plot 1.4 milion euro në javë. Messi pati një periudhë të gjatë angazhimi në ekipin katalanas, duke u shndëruar në një legjende atje.