Sulmuesi shqiptar duket se të ardhmen e tij do e ketë në futbollin gjerbam. Eksperiencat e Manaj kanë qenë të shumta në disa shtete si: Spanjë, Angli, Itali dhe së fundmi Turqi. Manaj kashkëlqyer në rrugëtimin etij me Sivasspor. Dominanca e tij është e dukshme në ekip ku në 22 ndeshje të luajtura ka bërë realzimin e dhjetë golave. Gjithashtu, 28 vjecari ka shërbyer dhe në asistimin e pesë prej tyre.
Eksperienca e tij në Turqi nuk ka ngelur pa rënë në sy, janë mediat Gjermane dhe ato në Turqi që kanë hamnedësuar. Duket se ky sezon për sulmuesin do të jetë I fundit në ekipin Turk. Janë agjentët e tij që kanë hyrë në biesedime me ekipin e Moenchegladbach. Një eksperiencë e panjohur deri më tani për Manaj Bundesliga.

Mundësia e një futbolli ndryshe mund të jetë më intriguese për sulmuesin e talentuar. Ende nuk ka një konfirmim prej ekipit gjerman në lidhje me këtë transfertë. Por, hamendësohet se do të jetë një lëvizje e mundshme drejt një kampionati më të fortë. Në turqi ai ka shkëlqyer dhe në ndeshjen e funidt I dha fitoren ekipit.
Njëherësh, në eleminatoret e Kupës së Botës 2026 me Shipërinë ai bëri një lojë mjaft të mirë. Duke shënuar dy gola dhe asistuar bëri të diferencoheshe në lojën në ekip. Forma e sulmuesit ka qenë tepër e mirë në këtë sezon. Një promovim në kampionatin gjerman mund të jetë ajo që ka kërkuar për këtë fazë. Rei Manaj është gjithashtu një ndër elementët kryesorë në kombëtaren shqiptare. Klauzola e tij e largimit nga Sivasspor është 4 milion euro.