Përballë bavarezëve, Inter bën një hap të madh në ndeshjen e parë cerekfinale. Ata arritën të mposhtin Bayern Munich me një rezultat 2-1. Pavarësisht, se ishin bavarezët që krijuan më shumë raste për të shënuar me Michel Olise, Harry Kane e Raphael Guerreiro. Por, hasën në qëndresën e Yan Sommer. Ishte pikërisht minta e 38 kur mbështetësit e skuadrave e panë golin e parë në këtë ndeshje.
Interi arriti të kalojë në avantazh pas një aksioni spektakolar ku dyshja Thuram, Martinez arritën të kominoheshin për të realizuar më së miri aksionin e tyre. Goli I Martinez dha më shumë besim në ekip dhe shpresë për të theksuar dhe më tej dritën jeshile. 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me këtë rezultat me epërsinë minimale të Inter.
Pjesa e dytë ishte me një detyrë më të vështirë për gjermanët të cilët rritën presionin e lojës në mënyrë permanente. Përsëri Harry Kane dhe Michel Olise krijuan raste të ndryshme por nuk mund të kalonin në sukses aksionet. Goli I barazimit erdhi në minutën e 84 të ndeshjes. Thomas Muller vertani I ekipit arriti të shënonte barazimin.

Gëzimi I tyre nuk zgjati shumë duke qenë se Inter arriti sërisht të shënojë duke kaluar në avancë. Davide Frattesi, arriti të shënojë epërsinë ndaj bavarezëve me një asis të Augusto. Kjo shënohet si një fitore e rëndësishme për zikaltërit që janë një hap më afër gjysmëfinales. Besimi në sfidën e kthimit në shtëpi është shumë më I madh për realzimin e qëllimit të tyre. Mundësia e një triplete është ende në lojë për zikaltërit.