Barcelona në këtë sezon të Champions shihet si një ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin. Fokusi i ekipit tashmë është zhvendosur në përballjen e tyre me Dortmund. Ata do të jenë në sfidën e mbrëmjes përballë tyre për të përcaktuar gjysmëfinalisten.
E kuotuar në shumë prej kompanive të basteve por dhe në opinion si e favorizuar. Pritet që ky të jetë një prag i thjeshtë per katalanasit. Ekipi i Hans Flick shihet si i favorizuër për të qenë fitues në këtë fazë. Gjatë këtij viti ata vijnë me një rekord fantastik ku nuk kanë humbur asnjë sfidë në të gjitha kompeticionet.
Duke qenë pretendentë në tre kompeticione besimi i ekipit është më i lartë. Ata kanë shanse për të qenë triumfues në Kupën e spanjës, La Liga dhe në UEFA Champions League.

I pyetur dhe per këtë sfidë Neymar ka dhënë opinionin e tij për ekipin. Barcelona ka thënë ai që është një ndër ekipet që është më i kompletuar në këtë sezon. Sulmi i ekipit ka yje në të dhe shihet si një nder mundësitë më të mira lër triumf. Ecuria e tyre në këtë sezon e ka qartësuar se ata të vendosur në cdo sfidë kanë mundur të jenë dominues. Përballja në këtë kompeticion shihet më e favorshme për shkak dhe të eksperiencës së ekipit. Njëherësh lufta e tyre për tre tituj e rrit më tej besimin e ekipit.
Ndoshta superlstiva e tij lidhet me një rikthim të mundshëm të tij në ekipin katalanas në këtë vere.