Arsenal në mbrëmjen e djeshme arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme në Champions. Në sfidën e parë cerekfinale përballë Real Madrid ata marrin një fitore 3-0. Fitorja e anglezve ka bërë një bujë të madhe dhe shihet tashmë si një ndryshim I kualifikimeve në gjysmëfinale. Kjo fitore ka siguruar një vend shtesë në Champions Ligë për ekipet angleze. Anglia do të ketë mundësinë që të hyjë në pesë ligat më të mira në sezonin e ardhshëm.
Ky është një zhvillim tepër interesant për futbollin anglez që përfiton një hapësirë shtesë. Arsenal në përballjen e djeshme ka treguar një formë tepër të mirë ndaj kundërshtarëve spanjollë. Detyra e tyre tashmë është të lenë një shenjë në futboll duke qenë se është një prej dy ekipeve angleze në Champions.
Aston Villa do të jetë kundër PSG në një sfidë ditën e sotme ku do të përcaktohet e ardhmja e tyre. Një fitore e supozuar e tyre do të rritë më shumë ndikimin anglez në këtë kompeticion. Ndërkohë gjermania nuk ka shpresa në këtë sezon për të siguruar një vend shtesë. Pasi që sfida e tyre e parë nisi me një humbje në shtëpi. Bayern Munich nuk mundi t’ia dalë përballë inter në këtë sfidë.

Me këtë rezultat negativ ekipi matematikisht është eleminuar nga gara. Duke I hapur kështu mundësinë Anglisë me Premier Ligë që të zerë vendin në pesë ligat më të mira në UEFA Champions League. Premeir Liga ka treguar një futboll ndryshe shumë më të fortë dhe kjo po shihet dhe në përballjet e tyre ndërkombëtare.