Kompany reagon pas humbjes, mungesa e Musiala

Kompany reagon pas humbjes, mungesa e Musiala

Bayern Munich humbi në sfidën e tyre përballë Interit. Një ndeshje e cila ishte e vlefshme në cerekfinale të UEFA Champions Ligë. San Siro u kthye në një arenë ndëshkimi për ta e cila I dha fitoren vendasve. 2-1 ishte rezultati përfundimtar I sfidës që e coi ekipin në një humbje. Trajneri Belg pas përfundimit të ndeshjes vlerësoi lojën dhe theksoi se ekipi beson për një rikthim. Është vetëm një gol diferencë ndaj ekipi do të duhet të ketë mobilizim.

Vendimet e Kompany nuk u shoqëruan pa u komentuar në rrjet, zgjedhja e tij që Muller të niste në stol. Gjithashtu dhe zvendësimet e bëra gjatë lojës nuk janë mbështetur nga shumë prej sportdashësve. Nisja e lojës në 30 minutat e para sipas belgut ishte tepër e mirë. Ku dominuan me disa raste në drejtim të portës. Humbja e mundësive për të shënuar në 2 raste do të duhet të rishikohet. Nisja e pjesës së dytë dhe shoqërimi më tej me disa raste e bën që ekipi të rimarrë besimin.

Kompany reagon pas humbjes, mungesa e Musiala
Kompany reagon pas humbjes, mungesa e Musiala

Hyrja e Muller si ikonë e ekipit me një aksion të tij arrin golin e barazimit. Pas saj rikthimi për ta ishte më I thjeshtë. Por, futbolli rezervon supriza ku e la jashtë me një gol në vetëm pesë minuta. Mungesa e Muisala është një ndër faktorët kryesorë theksoi Kompany. Gjithashtu, nuk la pa përmendur dhe vlerësuar lojën e kundërshtarit e cila ishte në lartësinë e duhur për fitore. Guerreiro dhe Muller janë dy prej lojtarëve të cilët ai vlerësoi për një formë tepër të mirë. Kthimi në shtëpi është një mundësi për të ulr diferencën e vetëm një goli.