Arsenal, ofertë Arda Guler për të qenë pjesë e ekipit

Arsenal, ofertë Arda Guler

Arsenali është I gatshëm të bëjë një ofertë ndaj Real Madrid plot 30 milion euro. Topcinjtë kërkojnë të kenë pjesë të ekipit të tyre yllin e Los Blancos 20 vjecarin turk Arda Guler. Guler ka shprehu pakënaqësinë e tij sa I përket qëndrimit në ekip për këtë sezon. Për të nuk ka pasur mjaftueshëm minuta në fushën e lojës cka e shndëron kërkesën e tij për t’u larguar nga ekipi në të pa negociueshme.

I pozicionuar në mesfushë ose në krahun e djtathtë, por për shkak të një konkurence tepër të fortë në ekip ai shpesh shihet në bankina. Sipas statistikave në kampionatin turk ai ka pasur rreth 35 minuta për ndeshje në dispozicion ndërsa në Champions League me një kohë më të reduktuar. Vetëm 20 minuta në Champions e bën revoltën e tij të pathyeshme në një sezon që kërkon të ketë më shumë liri në angazhimin e tij.

Arsenal, ofertë Arda Guler
Arsenal, ofertë Arda Guler

Gjatë Kupës së Mbretit, Ancelotti e bëri pjesë të formacionit fillestar në pesë ndeshjet e tij të fundit. Nga ky angazhim ai pati mundësi që të shënojë dy gola dhe të jetë prezent në tre asiste. Kalimi I tij në Real Madrid erdhi prej Fenerbhace. Ai e nisi karrieren e tij në akdeminë e këtij ekipi. Reali ka paguar 20 milion euro që ai të jetë pjesë e skuadrës dhe tashmë nuk gjendet në fushën e lojës.

Me një kontratë të vlefshme deri në 2029, transferimi I mundshëm bëhet më I vështirë por I rriu kërkon më shumë minuta. Ekipet që janë në kërkim të këtij mund ta ofrojnë këtë mundësi për Guler. Pjesë dhe e kombëtares së Turqisë ai ka mundur të shënojë katër gola në 19 dalje.